Konujfca -Gashit të LDK-së: Nuk mundesh me ja dhënë fjalën me zor Besian Mustafës, Arben!

Glauk Konjufca

Përderisa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të prezantohet programi qeverisës para deputetëve, kohë pas kohe po krijohen edhe keqkuptime mes tyre.

VIDEO:

Pasi ministry Liburn Aliu iu përgjigj një pyetjeje parlamentare dhe Glauk Konjufca tha se fjalën pas tij e ka deputeti i AAK-së Pal Lekaj, aty ndodhi një situatë që shkaktoi të qeshura.

Konjufca i tha deputetit të LDK-së Arben Gashi se nuk mundet me ja dhënë me zor fjalën Besian Mustafës, pasi sipas Konjufcës ai nuk po e dëshiron.

“Fjalën tash e ka deputeti Pal Lekaj…nuk mundesh me ja dhënë fjalën me zor Besian Mustafës, Arben. A po e don fjalën jo? Nuk mundesh me ja dhanë me zor. Pal Lekaj e ka fjalën”, tha Konjufca.

Më pas në Kuvend plasën të qeshurat dhe fjalën e mori Lekaj i AAK-së.