Koreja e Veriut hedh dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa balistike në det të mërkurën drejt ujërave të bregut lindor të Gadishullit Korean, transmeton Insajderi.com.

Sipas mediave të huaja, thuhet se autoritetet e inteligjencës jug-koreane dhe amerikane janë duke i analizuar detajet, ndërsa Koreja e Jugut ka forcuar pozicionin e saj mbikëqyrës kundër Koresë së Veriut.

VIDEO:

Hedhja e raketave vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut tha se ka testuar raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Sipas KCNA, ato janë “armë strategjike me rëndësi të madhe” dhe se raketat kanë gocitur me sukses objektivat gjatë provave më 11 dhe 12 shtatori dhe “më pas kanë rënë në ujërat territorial të vendit”.

Ndërkaq, ushtria amerikane tha se provat e kryera nga Koreja e Veriut paraqesin “kërcënime” për fqinjët e këtij vendi dhe më gjerë./Insajderi.com