Kosnett u bën thirrje partive politike t’i ndalin dezinformatat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive politike që të mosdezinformojnë, derisa shtoi se “dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet politike në vend”, njofton Insajderi.

“Të gjithë të bëjnë përpjekje ta frenojnë dezinformatën që po e dëmtojnë demokracinë e Kosovës”, tha Kosnett në konferencën që po mbahet në Prishtinë me temën “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”.

VIDEO:

Sipas Kosnett, gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë dezinformata është e pranishme në masë të madhe.

Derisa shtoi se në zgjedhjet e fundit kandidatët kanë bërë dezinformatat kundrejt njëri-tjetrit.

Kosnett tutje tha se kandidatet gra kanë qenë të targetuara, sidomos me gjuhë seksiste.

“Deiznformata nuk është taktik e regjimeve autoritare ajo gjendet edhe në shtetet demokratike. Në Amerikë kemi parë se shfrytëzimi i gënjeshtrës ka quar në sulm dhe në Kosovë dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet politike ndërmjet subjekteve”, përfundoi ambasadori./Insajderi.com