Kosova humb nga Spanja, Halimi shënon një gol të bukur nga distanca

Kosova ka humbur me rezultatin 3-1 ndaj Spanjës duke marrë humbjen e dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit, njofton Insajderi.

VIDEO:

Spanjollët dominuan ndeshjen që nga fillimi i takimit, duke mos i lënë asnjë mundësi ‘dardanëve’ që të godisnin portën. Goli i parë do të vinte vetëm falë kryeveprës së Olmos në minutën e 34-të, ndërsa dy minuta më vonë do të dyfishonte Ferran Torres.

Në goditjen e parë në portë nga Kosova mbërriti edhe ngushtimi i diferencave. Pas një topi të gjatë nga mbrojtësi i Kosovës, i cili shkoi drejt portës së Spanjës, portieri mori topin dhe i “ekzaltuar” vazhdoi drejt mesfushës. Halimi përfitoi nga dalja e portierit duke i marrë topin dhe nga 30 metra shënon një gol spektakolar, që mund të dalë lehtësisht goli i javës. Por Moreno do të trefishonte menjëherë shifrat për të mos lënë shumë vend për të shpresuar. /Insajderi.com