Kosova në mesin e tri shteteve të para që Amerika e zgjedh për t’ia dhuruar vaksinat kundër COVID-19

<!–

–>

SHBA-të do të dërgojnë miliona vaksina nëpër disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Kosovën.

VIDEO:

E Kosova do të jetë ndër shtetet e para që do të marrë vaksinat kundër COVID-19, duke hyrë kështu në listën e vendeve të trajtuara me më prioritet nga SHBA-të.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, ambasada e SHBA-së në Gjeorgji.

“Këtë javë Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndajë vaksinat COVID-19 me Gjeorgjinë. Gjeorgjia, Ukraina dhe Kosova janë tre vendet e para evropiane që marrin vaksina nga Shtetet e Bashkuara, bazuar në përparësitë dhe partneritetet rajonale”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndryshe Shtëpia e Bardhë vetëm se ka publikuar planin për shpërndarjen 25 mijë dozave të para të vaksinave, rreth gjashtë milion vaksina nga kjo pjesë e parë janë ndarë për vendet mike të SHBA-së dhe që janë më prioritet për ata, këtu hynë edhe Kosova.

“Përafërsisht 6 milionë doza do të jenë për vendet e rajonit që janë prioritet dhe vendet partnere, përfshirë Meksika, Kanada dhe Republika e Koresë, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Ukraina, Kosova, Haiti, Gjeorgjia, Egjipti, Jordania, Iraku dhe Jemen, si dhe për punëtorët e vijës së frontit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Aty tutje thuhet se 19 milionë doza të vaksinave do të ndahen nëpërmjet programit COVAX.

“Përafërsisht 6 milionë doza janë për Amerikën Jugore dhe Qendrore për vendet e mëposhtme: Brazil, Argjentinë, Kolumbi, Kosta Rika, Peru, Ekuador, Paraguai, Bolivi, Guatemala, El Salvador, Honduras, Panama, Haiti dhe vendet e tjera të Komunitetit Karaibe (CARICOM), si dhe Republika Dominikane”.