Kosova pëson humbje në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian në hendboll nga Suedia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të fazës së kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke u mposhtur nga ekipi nënkampion i Botës, Suedia.

Suedezët të cilët hynë në këtë ndeshje me pikë maksimale dhe kualifikim të siguruar më parë, arritën fitore të lehtë me rezultat39-16.

VIDEO:

Djemtë tanë dhanë maksimumin e tyre, por kualiteti i lartë i kundërshtarit ishte faktor i rëndësishëm në këtë përballje.

Për dardanët Valon Dedaj dhe Luigj Quni ishin golashënuesit më të mirë me nga 4 gola, ndërsa te Suedia më i miri ishte Niclas Ekberg me nëntë gola.

Kosova me këtë humbje e ka mbyllur fazën e kualifikimeve në pozitën e fundit në grupin 8, por megjithatë do të mbahet në mend me paraqitjet e saja dinjitoze dhe me atë fitore të bujshme ndaj Rumanisë në udhëtim.

TABELA PËRFUNDIMTARE:

  1. Suedia – 12 pikë
  2. 2.Mali i Zi – 6 pikë
    3. Rumania – 3 pikë
    4. Kosova – 3 pikë

/Insajderi.com