Kosova pranon 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, donacion nga Kroacia

Kosova ka pranuar 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID donacion nga Kroacia, njofton Insajderi.

Kontingjenti i vaksinës ka arritur të mërkurën mbrëma.

VIDEO:

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq./Insajderi.com