Kosova sot përballet me Gambinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot ndaj asaj të Gambisë një ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë, shkruan Insajderi.

Dardanët janë gati për ndeshjen e katërt miqësore apo të dytën në Turqi, e cila zhvillohet në fushën e ‘Arslan Zeki Demirci Spor’ prej orës 19:00.

VIDEO:

Dardanët kanë zhvilluar tri miqësore në këtë fillim muaji të qershorit, ku e para ishte në Prishtinë dhe u fitua 4-1 ndaj San Marinos.

Kosova më pas luajti në Austri ndaj Maltës duke fituar me rezultat të ngushtë 2-1 dhe më pas u shpërngul drejt Turqisë për dy miqësore të radhës.

Ndeshja e parë në Antalia ndaj Guinesë nuk shkoi si është më së miri pasi u mposhtem 2-1, por u provuan shumë lojtarë të rinj që synohen për të ardhmen./Insajderi.com