Kosovari kërcënon një grua se nëse nuk vepron sipas kërkesave të tij do t’ia vrasë burrin dhe vëllain

Policia

Gjatë ditës së djeshme në Çagllavicë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim.

VIDEO:

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari ka ngacmuar dhe kërcënuar një femër, duke i thënë se nëse nuk vepron sipas kërkesave të dyshuarit atëherë do të ja vras bashkëshortin dhe vëllain.

“Çagllavicë 01.01.2021 – NN. Me datë 01.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kërcënuar viktimën femër kosovare se nëse nuk vepron sipas kërkesave të te dyshuarit atëherë do të ja vras viktimës bashkëshortin dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.