Kosovë: 12 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

IKSHPK-ja njofton se nga 311 mostrat e marra në Klinikën Infektive, 12 nga ta kanë rezultuar pozitivë si dhe nëntë raste të tjera janë shëruar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

VIDEO:

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.