Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bënë debutimin si çift në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards

Edhe në MTV VMAs 2021, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre në evenimentin madhështor.

Çifti bëri debutimin në tapetin e kuq të dielën para ngjarjes së ndarjes së çmimeve në Barclays Center në Brooklyn.

Kardashian, 42 vjeçe dhe Barker, 45 vjeç, nuk mund t’i mbanin duart ose buzët larg njëri-tjetrit deriza pozonin për fotografët – ashtu si miqtë e tyre, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox.

Kourtney Kardashian dhe Travis Scott (Foto: Noam Galai)

VIDEO:

Bateristi i “Blink-182” mbante një kostum të zi pa një këmishë nën, duke vënë në fokus tatuazhet e tij të shumta, derisa ylli i “Keeping Up ëith the Kardashians” mbante një fustan lëkure të zi.

Kourtney së pari ngacmoi imagjinatën me një fustan të Dolce&Gabbana të veshur nga Britney Spears në 2001.

Megan Fox merr vëmendje me dukjen provokuese në fustanin transparent teksa shfaqet përkrah të dashurit në MTV VMAs Megan Fox merr vëmendje me dukjen provokuese në fustanin transparent teksa shfaqet përkrah të dashurit në MTV VMAs

Ajo dhe Travis bënë për herë të parë publike romancën e tyre në janar të këtij viti.

Kourtney Kardashian dhe Travis Scott (Foto: Noam Galai)

Përderisa çiftit nuk i intereson se çfarë mendojnë fansat, është e paqartë se çfarë mendojnë fëmijët e tyre.

Kardashian ka tre fëmijë me ish-të dashurin Scott Disick: djalin 11-vjeçar Mason, vajzën 9-vjeçare Penelope dhe djalin 6-vjeçar Reign.

Barker dhe ish-gruaja, Shanna Moakler, kanë dy fëmijë: djalin 17-vjeçar Landon dhe vajzën 15-vjeçare Alabama. /Telegrafi/

Kourtney Kardashian dhe Travis Scott (Foto: Getty Images)

 

Kourtney dhe Britney me të njëjtën veshje në MTV VMAs (Foto: Getty Images)

The post Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bënë debutimin si çift në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards appeared first on Telegrafi.