Krasniqi: Ne kandiduam me më të mirët, Kurti e vuri vetën para të tjerëve

Kryetari i PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin “Prime” të RTK-së ka folur për zhvillimet e fundit në vend pas përmbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

VIDEO:

Mes tjerash Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatin e PDK-së, si dhe fushatën e partive të tjera.

Ai veçanërisht ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij ka menduar se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet komunale.

“Ne kandiduam me emra të veçantë dhe me kandidatët më të mirë, ndërkaq Albin Kurti mendoi se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet nëpër komuna”, ka deklaruar Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se ka pasur raste në disa komuna ku qytetari nuk ka mundur ta kuptojë se kush është kandidati, a është Albin Kurti apo personi tjetër nga partia, pra kandidati real.