Krasniqi pas aksidentit në Bullgari: Mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku vdiqën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kryesisht me origjinë shqiptare, si dhe u lënduan shtatë të tjerë.

VIDEO:

Krasniqi tha se ndihet i tronditur dhe i prekur thellësisht, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.

Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shrkuar Krasniqi në një postim në “Facebook”.