Krasniqi pas mbledhjes: Nuk besoj që do ketë shtyerje të zgjedhjeve

<!–

–>

VIDEO:

Memli Krasniqi pas mbledhjes: Nuk besoj që do ketë shtyerje të zgjedhjeve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani me subjektet politike lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve komunale.

Krasniqi është shprehur i bindur se nuk do të shtyhet data e zgjedhjeve komunale, duke thënë se ky ka qenë qëndrimi i partive opoztiare. Ndërkaq, për Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i PDK’së ka thënë se ka qenë pro shtyrjes së zgjedhjeve.

“Ne të gjithë shprehëm qëndrimin tonë që jemi të gatshëm të mos ketë fushatë konvencionale, apo të ketë vetëm disa ditë. Por, nuk e morëm një konfirmim apo gatishmëri të tillë nga ana e Kryeministrit Kurti, ndërsa për sa i përket vendimit unë besoj që nuk do të ketë shtyrje të procesit zgjedhor”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i AAK’së në mbledhjen konsultative, përpara medieve ka thënë se fushata do të zgjasë pesë ditë, pa bërë të ditur nëse është marrë ndonjë vendim nga presidentja karshi fushatës.
“Nuk pati pajtim midis partive politike. Kështu që që zgjedhjet do të mbahen në ditën që ka qenë e caktuar. Presidentja tha se pa konsensus politik nuk mund të marrë vendim dhe të shtyjë zgjedhjet me vendim të saj. Kurti tha se dëshiron të shtyjë zgjedhjet por nuk do të impononte vendimin e tij. Fushata zgjatë 5 ditë”, ka vlerësuar ai.