Krasniqi pas pezullimit të vendimit për tiketat ngjitëse: Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni

Demokraci Plus

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka komentuar pezullimin e vendimit për tiketat ngjitëse prej 5 eurosh për automjete.

VIDEO:

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk duhet lejuar që një zyrtar që nuk zgjedhur nga qytetarët e as nga Kuvend, me një nënshkrim, herë të vendos e herë ta heq taksën.

Ai thotë që prapa një Hyseni po fshihet një Qeveri e tërë.

“Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni. Një zyrtari që nuk është as i zgjedhur nga qytetarët e as nga Kuvendi, por që me një nënshkrim herë vendos e herë heq taksa mbi popullin. Kështu s’bënë, s’mund e s’duhet lejuar”, shkroi Krasniqi.

Kujtojmë se, sot, gjatë ditës, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuarse e ka pezulluar vendimin për tiketat ngjitëse.

Ai tha se nënshkrimin e këtij vendimi e ka bërë duke u bazuar në dy dokumente, ndërsa thotë se vendimi do të mbetet i pezulluar deri në rishikimin e funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën./Express/