Kreshnik Uka zgjidhet “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i Javës” për xhiron e 15-të në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti nga radhët e Drenicës, Kreshnik Uka.

VIDEO:

Sulmuesi drenicas shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me Llapin, duke u bërë lojtari i parë i cili ka shënuar het-trik në këtë edicion të Superligës.

Uka ka realizuar gjithsej 9 gola, duke u radhitur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të BKT Superligës, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, Drenica.

Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e nëntë.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Drenicës, e ndau Fatos Nishori, senior specialist në BKT. /Telegrafi/

The post Kreshnik Uka zgjidhet “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.