Kritikohet vendimi për hapjen totale të Teksasit, mjeku amerikan: 350 ditët e mia pa pushim u hodhën poshtë

Sot shënohet dita e 349-të radha e punës për Dr. Joseph Varon, shefi mjekësor në United Memorial Medical Center në Houston, Texas.

Por, Varon “pa të gjitha ato 348 ditë dje të iknin” pasi Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott njoftoi heqjen e masës së mbajtjes së obligueshme të maskave dhe hapjen e tërësishme të bizneseve, raporton cnn.

Varon tha se është shumë i shqetësuar dhe është takuar me stafin në spitalin e tij për të kaluar strategji të ndryshme dhe për të marrë më shumë pajisje mbrojtëse personale, transmeton Telegrafi.

Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës

VIDEO:

“Nëse e hapim shtetin më 10 mars, unë po ju them, para fundit të marsit, do të kemi probleme. Dhe ne kishim një precedent për këtë. Mos harroni vitin e kaluar kur hapëm shtetin në fund të prillit. Muajt e mi më të këqij ishin qershori dhe korriku i vitit të kaluar. Prandaj për fat të keq, kjo ka filluar të duket si deja vu”, tha Varon për CNN-in.

Varon tha se vendimi i Abbott nuk ka kuptim dhe se shumë teksasian mund të ndalojnë të mbajnë maskat e tyre.

Që nga e hëna, 6.57 për qind e qytetarëve të Teksasit janë vaksinuar plotësisht, sipas Universitetit Johns Hopkins.

“Pavarësisht se jemi një shtet i stërmadh, ne kemi më pak se 7 për qind të vaksinimit. Nuk e di pse nuk priti derisa të kemi më shumë përqindje të popullsisë të vaksinuar para se të vinte me këtë lëvizje”, tha Varon.

Clay Jenkins, gjyqtar i qarkut së Dallasit, e quan këtë “një lëvizje politike nga ana e guvernatorit për të hequr vëmendjen nga shembja e rrjetit të energjisë” pas stuhive shkatërruese të dimrit.

“Unë uroj që ai të ishte më imagjinues dhe të kishte një mënyrë më të mirë për të ndryshuar bisedën sesa të bënte diçka memec si kjo”, tha Jenkins.

Jenkins shtoi se dyqanet ende mund të refuzojnë shërbimin për njerëzit që nuk mbajnë maskë dhe “Unë mendoj se shumica e dyqaneve do ta bëjnë këtë”. /Telegrafi/

The post Kritikohet vendimi për hapjen totale të Teksasit, mjeku amerikan: 350 ditët e mia pa pushim u hodhën poshtë appeared first on Telegrafi.