Kroos: Haaland dhe Mbappe nuk do të më ndihmojnë ndaj Atalantas, unë zgjedh Benzeman

Real Madridi do të përballet me Atalanta të mërkurën në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa Toni Kroos sot është prezantuar në konferencë për media. 

Mesfushori gjerman beson se ndeshja mes dy ekipeve do të jetë si një finale në vetvete, duke thënë se duhet kujdes maksimal ndaj klubit nga Serie A.

“Është një finale për ne. Liga e Kampionëve fillon tani. Ne e dimë se është një ndeshje e vështirë dhe jo vetëm për shkak të lëndimeve”.

VIDEO:

“Ata janë një kundërshtar i shkëlqyeshëm dhe luajnë mirë. Ne duhet ta kontrollojmë lojën e tyre me top. Ne jemi të aftë të bëjmë diçka në sulm, por duhet edhe të mbrohemi mirë”, ka thënë Kroos për rivalin.

I pyetur se kë do të zgjidhte midis Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, Kroos beson se opsioni më i mirë është në shtëpi.

“Benzema”, ishte deklarata e tij.

Gjermani e pranojnë cilësinë e dyshes së re, por këmbëngul se biseda të tilla përpara ndeshjeve nuk janë të duhura.

“Ata janë dy lojtarë shumë të mirë dhe mund të ndihmojnë çdo skuadër. Problemi është që nesër ata nuk do të më ndihmojnë, sepse unë jam i përqendruar në lojën time”, nënvizoi ai. /Telegrafi/

The post Kroos: Haaland dhe Mbappe nuk do të më ndihmojnë ndaj Atalantas, unë zgjedh Benzeman appeared first on Telegrafi.