Kryeministri haitian po akuzohet për vrasjen e presidentit

Kryeprokurori i Haitit i ka kërkuar gjykatësit hetues të akuzojë kryeministrin, Ariel Henry për vrasjen e presidentit, Jovenel Moise dhe u bëri thirrje zyrtarëve që ta ndalojnë atë të largohet nga vendi.

Ky urdhër nga prokurori Port-au-Prince u dha në të njëjtën ditë kur ai thirri kryeministrin për t’u takuar me të dhe për t’i shpjeguar atij pse i dyshuari kryesor në vrasjen e presidentit, Moise e thirri atë dy herë vetëm disa orë pas vrasjes.

VIDEO:

“Ka mjaft elementë komprometues për të gjykuar Henryn dhe për të kërkuar një aktakuzë”, shkroi në urdhër prokurori Bed-Ford Claude, raporton cnn.

Prokurori tha se thirrjet u bënë më 7 korrik në orët 4.03 dhe 4.20, dhe shtoi se provat tregojnë se i dyshuari Joseph Badio ishte pranë shtëpisë së Moise.

Badio dikur punoi për ministrinë e drejtësisë të Haitit në njësinë qeveritare kundër korrupsionit derisa u shkarkua në maj me akuzën e shkeljes së rregullave etike.

Presidenti i Haitit u vra më 7 korrik në një sulm të armatosur në banesën e tij private. /Telegrafi/

The post Kryeministri haitian po akuzohet për vrasjen e presidentit appeared first on Telegrafi.