Kryeministri holandez e uron Kurtin: Holanda e përkushtuar në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij holandez, Mark Rutte, njofton Insajderi.

Në urimin e tij, kryeministri Rutte i ka dëshiruar suksese në pozitën e re kryeministrit Kurtid he në detyrat e rëndësishme që e presin.

VIDEO:

“Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19”, thuhet më tej në letër.

Kryeministri holandez shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19.

Ngjashëm Holanda i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.

Kryeminstri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën “me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit”.

“Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte. /Insajderi.com