Kryeministri Kurti: Hekurudha Durrës-Prishtinë forcon shqiptarët

<!–

–>

Kurti nga mbledhja e dy qeverive: Hekurudha Durrës-Prishtinë forcon shqiptarët.

VIDEO:

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive ka thënë se linja hekurudhore Durrës-Prishtinë forcon shqiptarët dhe portin kryesor siç është Durrësi, raporton Gazeta Express.

“Ne e kuptojmë se hekurudha Prishtinë-Durrës është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve, lidhja forcon shqiptarët dhe ndihmon rajonin. Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë marrjen e lejeqëndrimit për qytetarët e dy shteteve”, tha ai.

Kurti poashtu u shpreh se duhet të flasin si diplomatë dhe të punojnë si patriotë.

“Të thuash se jemi të lumtuar që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi dy shtete dhe jemi më të fortë është shkurtpamësi, të thuash se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat. Kështu që le të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriotë”, tha ai.

Ai tutje tha se ka ndjesi të veçantë saherë që gjendet në Shqipëri.

“Ne shqiptarët jemi njerëz optimistë edhe kur dita nuk është me diell e bie shi, themi se do të jetë me bereqet. Saherë që vi në Shqipëri jo vetëm si kryeministër sikur për shumë qytetarë të Kosovës kam një ndjesi të veçantë që nuk shpjegohet lehtë”, tha Kurti.

Kryeministri kosovar ndau edhe një thënie të Gjergj Fishtës për shqiptarët gjatë fjalimit.

“Siç thoshte Fishta, vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”, tha Kurti.