Kryeministri Kurti merr vendim, shpall 28 Nëntorin ditë pushimi veç për institucionet publike

<!–

–>

Kurti e shpall 28 Nëntorin ditë pushimi veç për institucionet publike.

VIDEO:

Të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim.

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi.

“Ju lutem vini re që, nisur nga dispozitat e Ligjit për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në letrën njoftuese që Kurti i ka dërguar Sveçlës.

Sipas vendimit të kryeministrit Albin Kurti i bie që vetëm institucionet publike do të jenë zyrtarisht pushim ditën e hënë, në ndërkohë që ato private do të vendosin vetë nëse do të jetë ditë pushimi ose jo.

Meqë Dita e Flamurit nuk është në listën e festave zyrtare në vend, kryeministri i shtetit vendos nëse do të jetë ditë pushimi ose jo, njofton Klankosova.

Në ndërkohë në rastet kur festat bien në ditët e vikendit, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër.