Kryeministri Kurti takohet me Lajçakun para takimit me Vuçiqin

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më parë, Lajçak është takuar edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq

VIDEO:

“Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.

Kështu, sot pritet që të zhvillohet takimi i dytë ndërmjet Kurtit e Vuçiqit.

Takimi i parë ndodhi me 15 qershor, ku e vetmja gjë që ishin pajtuar ka qenë zhvillimi i një takimi tjetër. Që do të ndodhë sot.

Divergjencat ndërmjet palës kosovare dhe serbe janë të mëdha.

Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për kompromis. /Insajderi.com