Kryeministri Kurti takon homologun austriak, e përgëzon për detyrën e re

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg të cilit i ka uruar marrjen e detyrës së re.

VIDEO:

Kurti ka postuar disa fotografi me kancelarin austriak me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

“Sot pata kënaqësinë të përgëzoj kancelarin Alexander Schallenberg për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i mirëmbajë”, ka thënë Kurti.