Kryeministri malazez, Krivokapiq: Do të ishte puna më e lehta të jap dorëheqje, por asgjë nuk do të ndryshojë

Një qeveri e pakicës do të ishte një lëvizje me rrezik të lartë, tha kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq, duke shtuar se “nuk e di se ku do ta dërgonte kjo Malin e Zi”.

“Do të ishte më e lehtë për kryeministrin të jepte dorëheqje sepse atëherë të gjithë do të qetësoheshin, por maskat duhet të bien”, tha para gazetarëve Krivokapiq.

I pyetur se çfarë ka dashur të thotë me se Malit të Zi nuk do t’i ndodhë asgjë pozitive nëse kjo ndodh, Krivokapiq ka pohuar se ka folur për korrupsion politik, raporton rtcg.

VIDEO:

“Korrupsioni politik nuk ndodhi pas 30 gushtit. Atë ditë ndodhën ndryshimet, liria dhe vullneti i popullit”, tha Krivokapiq.

Ai tha se nuk e di pse nuk është kënaqur njëri partner i koalicionit. “Unë pretendoj se nuk mund të jenë të pakënaqur dhe jam optimist se nuk do të devijojmë nga rruga evropiane, sepse nuk kemi marrë kurrë mbështetje më të madhe”, tha Krivokapiq.

Abazoviq: Nuk kam ambicie të jem kryeministër i Malit të Zi Abazoviq: Nuk kam ambicie të jem kryeministër i Malit të Zi

Sipas tij, Mali i Zi është stabil, siguria ndoshta është në nivelin më të lartë, gjë që, siç tha ai, e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Ndryshe, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është duke u përpjekur që të sigurojë numrin e duhur të deputetëve në mënyrë që të kalojë në parlament mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë. /Telegrafi/

 

The post Kryeministri malazez, Krivokapiq: Do të ishte puna më e lehta të jap dorëheqje, por asgjë nuk do të ndryshojë appeared first on Telegrafi.