Kryeshef i ujësjellësit Gjakova emërohet biznesmeni i afërt me Mimoza Kusarin

<!–

–>

Biznesmeni i afërt me Mimoza Kusarin emërohet kryeshef i ujësjellësit Gjakova

VIDEO:

Në krye të kompanisë ujësjellësi në Gjakovë, është vendosur njëri nga biznesmenët e afërt me Mimoza Kusarin. Hasan Krasniqi, po ashtu ka qenë edhe kanididat për asamble në komunën e Gjakovës.

Biznesmeni Hasan Krasniqi, i afërt me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari është emëruar kryeshef i Ndërmarrjes Ujësjellësi Gjakovë.

Krasniqi që ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, Hasani sipas vendimit të bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje është zgjedhur si kandidati me pikët maksimale.

Hasani, ka në pronësi kompaninë e udhëtimeve “Shpat Tours”. Kjo kompani njihet për udhëtime të shumta në vendet të ndryshme turistike në botë, duke përfshirë Zanzibarin, Ishujt Maldive, Egjiptin, Turqin etj.

Hasani gjithashtu ka qenë kandidat për asamblen komunale në Gjakovë me Alternativën e Mimoza Kusarit edhe në vitin 2017.