Kryesia e Kuvendit mblidhet sot nga ora 13:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë sot mbledhje nga ora 13:00, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Kryesisë, janë nëntë pika të rendit të ditës që do të shqyrtohen.

VIDEO:

Ndër to hynë edhe “Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës” dhe I atij për “Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës ‘Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës’”.

Të gjitha pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Përgatitjet për Seancë plenare:
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
  8. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performancës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
  10. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performancës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
  11. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
  12. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave /Insajderi.com