Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, vizitoi Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, bashkë me delegacionin e tij nga Korça, kanë qëndruar për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku janë pritur nga rektori i UBT-së, Prof.Dr Edmond Hajrizi.

Në këtë vizitë bërë njërit prej kampuseve dhe qendrave më inovative që njeh vendi dhe mbarë rajoni, sa i përket fushës së arsimit, shkencës dhe teknologjisë, rektori Hajrizi e njoftoi, kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, me stafin dhe studentët, punën dhe kontributin që është duke e dhënë UBT për zhvillimin e shkencës dhe arsimit në vend.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, pa nga afër procesin akademik, punën shkencore të UBT-së, angazhimin e stafit, bibliotekën universitare, si dhe teknologjitë më të fundit të gërshetuara me infrastrukturën më moderne të UBT-së.

Ndërkaq, rektori Hajrizi, është shprehur i lumtur me prezencën e të parit të Bashkisë së Korçës, duke thënë se bashkëpunimi me Korçën në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim që studentëve tanë t’u ofrohen kushtet më moderne që të gjithë të rinjtë e botës i kanë.

VIDEO:

 

The post Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, vizitoi Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së appeared first on Telegrafi.