Kryetari i Preshevës vaksinohet kundër Covid-19

Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

VIDEO:

Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se dozën e parë kundër këtij virusi e ka marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

“Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi”, u shpreh ai.