KS i OKB-së nuk e miraton rezolutën ruso-kineze për Bosnje-Hercegovinën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara refuzoi Projekt-Rezolutën e Rusisë dhe Kinës mbi heqjen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vetëm përkrahësit e Kinës dhe Rusisë votuan për draftin. Askush nuk ishte kundër gjersa abstenuan 13 përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

VIDEO:

Pas votimit, Rusia dhe Kina shprehën keqardhje që rezoluta nuk u miratua sepse ata besojnë se Përfaqësuesi i Lartë i sapozgjedhur, Christian Schmidt është i paligjshëm pa konfirmimin e Këshillit të Sigurimit, raporton klix.ba.

Përfaqësuesi i SHBA-së tha se të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues të Këshillit të Zbatimit të Paqes pranuan axhendën 5 + 2 për mbylljen e OHR, përfshirë Rusinë.

Projekt-rezoluta e shkurtër thotë se kompetencat e dhëna Përfaqësuesit të Lartë në Konferencën e Marrëveshjeve të Dejtonit 1997 nuk janë më të nevojshme për shkak të përparimit të bërë nga palët në Bosnje.

Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të Bordit Drejtues të Këshillit të Zbatimit të Paqes në shtetin boshnjak emëruan Christian Schmidt si Përfaqësuesin e ri të Lartë më 27 maj, por Rusia nuk ishte dakord me këtë vendim. /Telegrafi/

The post KS i OKB-së nuk e miraton rezolutën ruso-kineze për Bosnje-Hercegovinën appeared first on Telegrafi.