Kufizohen shërbimet në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq e Kllokot

Në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq dhe Kllokot është marrë vendim që të kufizohet ofrimi i shërbimeve me palë, duke ofruar vetëm shërbime esenciale, njofton Insajderi.

Kjo pasi që disa zyrtarë të këtyre qendrave kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

VIDEO:

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se deri në një njoftim tjetër, këto dy qendra do të punojnë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

“Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta, në këtë rast Qendra me e afërt është në Viti”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com