Kur Bora Zemani merrte pjesë në “O Sa Mirë” – ndryshimi në dukje i moderatores ndër vite

Sot ajo është një prej moderatorëve më të njohura shqiptare.

Bora Zemani është kthyer në qendre e vëmendjes muajve të fundit, veçanërisht pas takimit të saj të famshëm me ish-të dashurin, Donald Veshaj, në një nga mbrëmjet e spektaklit Big Brother VIP.

Prezantuesja e Top Channel festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 30-të në një festë luksoze me shumë të ftuar VIP, në të njëjtën ditë që shënoi një tjetër arritje të madhe.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Ajo grumbulloi plot një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke u futur në listën e personazheve shqiptare më të ndjekur në këtë platformë.

VIDEO:

Foto: Bora Zemani/Instagram

Bora ka qenë përndryshe një person jo pak i njohur edhe disa vite më parë, kur kishte nisur rrugëtimin e saj si prezantuese në Digitalb.

Bora Zemani feston ditëlindjen e 30-të në një festë luksoze me plot të ftuar VIP, gjatë mbrëmjes i këndohet kënga e Donaldit Bora Zemani feston ditëlindjen e 30-të në një festë luksoze me plot të ftuar VIP, gjatë mbrëmjes i këndohet kënga e Donaldit

Zemani në vitin 2016 ishte paraqitur gjithashtu në një nga episodet e hit-serialit komik “O Sa Mirë”, që ka qenë në atë kohë shumë i shikuar.

Foto: O Sa Mirë/YouTube

Në episodin e 78-të të këtij seriali, ajo vjen si e ftuar e veçantë për të takuar nga afër studentët e kolegjit dhe për të zgjedhur një prej tyre për një spot reklamues.

Dukja e saj në atë kohë ishte shumë më ndryshe nga ajo që është sot, por që edhe në atë kohë tiparet e bukurisë ishin të dukshme.

Foto: O Sa Mirë/YouTube

Bora përndryshe ka qenë në lidhje me DJ Vin Velin, me të cilin ka një djalë nga martesa e saj e parë, teksa më pas ka qenë në lidhje me aktorin Donald Veshaj, me të cilin është ndarë gjithashtu. /Telegrafi/

Foto: O Sa Mirë/YouTube

The post Kur Bora Zemani merrte pjesë në “O Sa Mirë” – ndryshimi në dukje i moderatores ndër vite appeared first on Telegrafi.