“Kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë”, momenti qesharak kur Markut kap peshqirin që hodhi trajneri i kundërshtarit kur e dorëzoi meçin

Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut teknik në raundin e tetë.

Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’,  në kategorinë velter, në një meç që solli luftë të madhe dhe me kthesa.

Marku e kishte nisur mirë në raundet e para, por në raundin e gjashtë pas një goditje të fortë të anglezit ai ra në nokdaun.

VIDEO:

Por Marku u kthye në dy raundet pasardhëse, duke luftuar fortë, për të fituar në raundin e tetë me nokaut teknik.

Momentin kur meçi u dorëzua, Marku ishte duke e goditur pa ndalur Chartlonin, kur trajneri i këtij të fundit hodhi peshqirin në ring.

Marku ishte ai që e kapi, duke e krijuar një moment interesant dhe të paparë në ringjet e boksit.

 

Shqiptari madje festoi me të në kokë, së bashku me stafin e tij, ndërsa ku moment u komentuan edhe nga kanali transmetues DAZN Boxing.

Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim në boksin profesionist. /Telegrafi/

The post “Kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë”, momenti qesharak kur Markut kap peshqirin që hodhi trajneri i kundërshtarit kur e dorëzoi meçin appeared first on Telegrafi.