Kurti arrin në Tiranë, pritet të takohet me Merkelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Tiranë, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë mbledhur në Hotel Tirana.

VIDEO:

Aktualisht Merkel është në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pastaj nga ora 12:00 do të ketë takim me krerët e Qeverive të Ballkanit.

Ndryshe, kancelarja Merkel po zhvillon vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime “kokë më kokë” me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Insajderi.com