Kurti: Burgimi i përjetshëm i Mlladiqit, kujtesë për Serbinë se mohimi i krimeve duhet të marrë fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kriminelit të luftës Ratko Mlladiq iu ri konfirmua dënimi më burgim të përjetshëm për krime mbi popullsinë civile në Srebrenicë.

VIDEO:

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si “kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid. Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi i krimeve të së kaluarës në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

The post Kurti: Burgimi i përjetshëm i Mlladiqit, kujtesë për Serbinë se mohimi i krimeve duhet të marrë fund appeared first on Telegrafi.