Kurti: Do të punojmë që t’i zbatojmë marrëveshjet ekzistuese

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur sot në Elbasan.

VIDEO:

Kurti tha se do të punojnë që të realizohen marrëveshjet ekzistuese në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy shteteve tona do të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin. Progresi në numrin me marrëveshjeve do të shoqërohet më cilësi në zbatimin e tyre”, ka thënë Kurti.

“Mirëpresim këtë diskutime për ta vlerësuar bashkëpunimin tonë ekonomik të deritanishëm dhe për të shqyrtuar mundësi e shtigje të reja, për tregje të reja e për kapacitete të zgjeruara”, ka thënë më tutje Kurti.

Kurti poashtu në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes në mes të dy qeverive, tha se nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e tij kanë qenë të kënaqur me mbledhjet e kaluara.

“Unë nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e mi kanë qenë të kënaqur me mbledhjet me mbajtura dhe nuk dyshoj në qëllimet e  mira”, ka thënë ai.