Kurti e fton Engelin ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të hënën bisedë telefonike me ish-kongresistin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar të vijë në Kosovë vitin tjetër për ta festuar datëlindjen e tij të 75-të si dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, Kurti është shprehur se Engel është mik i përhershëm i Kosovës, “i cili e ka përfaqësuar vendin tonë në Kongresin amerikan për dekada me radhë”

VIDEO:

“Ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë. E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75-vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, ka shkruar shefi i qeverisë.

Engel ka përfunduar mandatin e tij si drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA vitin e kaluar, ndërsa pasues i tij aktual është Gregory Meeks./Insajderi.com