Kurti fillon takimin me Merkelin në Tiranë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Tiranë, njofton Shqip.com.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti ka shkruar se bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

VIDEO:

“Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian”, shkroi Kurti.

Ndryshe, Merkel është duke zhvilluar një vizitë në Tiranë ku do t’i takojë krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ku në plan të parë të diskujtimit do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal./Insajderi.com