Kurti flet pas takimit me Lajçak

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Siç njoftohet, në takim u diskutua për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Poashtu folën për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel”.

VIDEO:

​Lajçak: Takimet Kosovë-Serbi për dialogun duhet të prodhojnë rezultate pozitive ​Lajçak: Takimet Kosovë-Serbi për dialogun duhet të prodhojnë rezultate pozitive

“U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm”.

Tutje në takim u tha se paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian. Ndërsa Lajçak shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës./Telegrafi/

The post Kurti flet pas takimit me Lajçak appeared first on Telegrafi.