Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Në takimet me ndërkombëtarë, flet për krimet e Serbisë si pakkush tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje zëvendëses së tij dhe kryedoplomates Donika Gërvalla, pas kjo e fundit u akuzua ashpër për një deklaratë të bërë vite më parë ku thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Postimi i plotë

VIDEO:

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.