Kurti kërkon nga Përfaqësuesja të kthehen me fitore nga loja me Spanjën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me ndeshjen që pritet të zhvillohet sot midis Kosovës dhe Spanjës në Sevilla, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti tha se është i ngazëllyer për lojën e sotme.

VIDEO:

Madje, nuk mungoi as mesazhi i tij për djelmoshat e Përfaqësueses, duke iu thënë që të kthehen në shtëpi fitimtarë dhe të mos shpërqëndrohen nga asgjë.

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja do të luajnë për kualifikimet për Kupën e Botës sonte dhe unë jam i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqëson Republikën e Kosovës. Mos lejoni asgjë të ju shpërqëndrojë, na bëni krenar dhe ejani në shtëpi fitimtarë”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com