Kurti: Le të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri tha se shqiptarët janë njerëz optimist dhe në mot jo të mirë e kur bie shi, e që shiu në Kosovë thuhet se është bereqet.

Kurti tha se në mbledhjen e përbashkët tha se duhet të flasim si diplomat e të punojnë si patriot.

“Është mbledhja e shtatë e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër…. sa herë që vij në Shqipëri, sikur qytetarët e Kosovës kam një ndenjësi të veçantë. Jemi një lis me dy degë…”, tha ai, raporton Telegrafi.

VIDEO:

“Të thuash se jemi të lumtur se jemi komb i ndarë është marrëzi…Të thuash se jemi të lumtur se kemi dy shtete, sepse jemi më të fortë do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi… Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquanin për nacionalist… të thuash se do të bashkohemi Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat… kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm kështu që le të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë”, tha ai.

Mbledhja e dy qeverive, Rama flet për marrëveshjen për heqjen e lejeve të qëndrimit dhe hapjen e pikës kufitare në Kukës Mbledhja e dy qeverive, Rama flet për marrëveshjen për heqjen e lejeve të qëndrimit dhe hapjen e pikës kufitare në Kukës

“Si patriot duhet të forcojmë shtetet tona. Patriotizëm sot është të luftojmë korrupsionin e krimin e organizuar, të luftosh për lirinë e mediave e lirinë e mendimit, të luftosh për ekonomi gjithëpërfshirëse, vetëm ky lloj patriotizëm do të jetësojë ëndrrat tona.

Bashkëpunimin nuk e kemi dëshirë por obligim”.

Kurti tha më tej se shoqëria në Kosovë befas ka përjetuar zëvendësimin e simboleve shtetërore dhe kjo ishte e dhimbshme. /Telegrafi/



The post Kurti: Le të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë appeared first on Telegrafi.