Kurti – ministrave dhe deputetëve: Paraqituni në seanca të Kuvendit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës – ka kërkuar nga deputetët dhe ministrat e Qeverisë që të paraqiten në seancat e Kuvendit.

Për shkak të mungesave të shumta, Kuvendi nuk po mundet dot që të votojë projektligje.

VIDEO:

Këto mungesa vinë në kohën kur do të votohet në shqyrtim të parë projektligji për buxhetin 2022.

Për këtë, Kurti iu kërkoi deputetëve që të paraqiten nesër në Kuvend.

59 nga 120 ulëset në Parlament janë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga këta deputetë, Haki Abazi, të martën ka shprehur ankesa ndaj partisë të tij.

S’ka treguar për ankesat, pos ka treguar që s’ka ankesa. Për këtë edhe ka munguar në Kuvend. /Insajderi.com