Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave kosovare nga përmbytjet në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij, u ka dërguar telegrame ngushëllimi, familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija, njofton Insajderi.

Në letrat e ngushëllimit, i pari i Qeverisë së Kosovës u ka shprehur atyre ngushëllime për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur Gjermaninë në ditët e fundit.

VIDEO:

“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.

Koxha dhe Delija ishin dy viktimat me origjinë nga Kosova, të cilët humbën jetën si pasojë e vërshimeve disa-ditore në Gjermani.

Përveç Gjermanisë, ku të vdekur mbetën mbi 180 persona, përmbytje pati edhe në Belgjikë, Holandë, Luksemburg e Austri. /Insajderi.com