Kurti pret në takim Tërnavën, e falënderon për bashkëpunim në respektimin e masave anti-COVID

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Gjatë këtij takimi Kurti ka falënderuar Tërnavën për bashkëpunimin në respektimin e masave anti-COVID.

VIDEO:

Sipas komunikatës për medie Myftiu Tërnava ka uruar Kurtin për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në këtë takim, u bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik.​ /Telegrafi/

The post Kurti pret në takim Tërnavën, e falënderon për bashkëpunim në respektimin e masave anti-COVID appeared first on Telegrafi.