Kurti: Qeveria e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për qytetarët

Albin Kurti

VIDEO:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, të pëbërë nga drejtori Janez Kopac, zëvendësdrejtori Dirk Buschle dhe eksperti i energjisë elektrike, Arben Kllokoqi.

“Në fillim të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi Sekretariatin për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës përgjatë viteve në zbatimin e Acquis. Më tej, ai e njoftoi delegacionin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për prioritetet e qeverisë në kuadër të sektorit të energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, si dhe zotimet e qeverisë në raport me mjedisin. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, synon diversifikimin e energjisë dhe është e interesuar për investime në efiçiencë të energjisë, tha kryeminsitri. Përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë u zotuan që do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”, thuhet nga Kryeministria.