Kurti reagon për rrahjen brutale në Graçanicë: Meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin

Kreu i VV-së

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka reaguar pas rrahjes brutale të birit të Nenad Rashiqit, Nikollës.

VIDEO:

Ai tha se e ka marrur këtë lajm me keqardhje të madhe, derisa ky sipas Kurtit duket se është krim banditesk dhe ka motive politike, shkruan Ballkani.info.

“Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën”, ka shkruar Kurti.

Postimi: