Kurti shkakton të qeshura me përgjigjen ndaj opozitës: Duket se jemi në seanca të ndryshme

Kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti i është përgjigjur liderëve opozitarë  në lidhje me kritikat e tyre të ashpra për rinisjen e dialogut me Serbinë dhe pretendimet për parimet e shkelura.

VIDEO:

Para deputetëve, Kurti shkaktoi të qeshura kur tha se opozitarët e kanë keqkuptuar seancën, duke thënë se diskutimi i sotëm ishte i destinuar të mbahej për ecurinë e dialogut dhe jo për takimin e së martës.

“Kemi një problem themelor. E ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në seancë tjetër, sepse kjo nuk është për takimin e së martës. Kjo është diskutim për ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë. Ne jemi në të njëjtin e vend e kohë, por në një seancë tjetër”, ka thënë Kurti.

“Kjo seancë është që ne t’i nxjerrim mësimet tona për gabimet tuaja. Pra diskutim për ecurinë e deritanishme. Pra, 10 vjet dialog të juajin ne duhet ta trajtojmë për të nxjerrë mësimet për të ardhmen. Pra këtë ta diskutojmë edhe me juve, se ne e kemi diskutuar moti. Pa këtë trajtim, ne rrezikojmë të gabojmë prapë. Kryetari i PDK-së, tha që unë s’i paskam realizuar pritjet e tij, por për besë nuk jamë këtu që ta bëj këtë. Përkundrazi, unë jam zgjedhur në contrast me ato pritje. Pra, nëse më kritikon ashtu, më lavdëron”, tha Kurti.

Kryeministri po ashtu tha se nëse do të kishte platformë do të ishte e gabuar, ngase  takimi i së martës nuk është vazhdim i dialogut.

“U kërkua që ne të vijmë me platformë për takimin e së martës. Gabim do të ishte. Sepse në javën e ardhshme, s’do ketë takim të ri të dialogut të vjetër. Do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Nuk jam duke e vazhduar punën paraprake unë. Prandaj, çfarëdo platforme për dialogun e ri do të ishte takim para takimit të dialogut. Platforma s’është hapi i parë. Kur e përpilon platformën e keni pranu dialogun”, tha ai.

“Një pjesë të mundësive i kemi të rrudhura për shkak të fajit të juaj. Dua të theksoj që unë mbroj interesin e Republikës së Kosovës si kryeministër. Por unë nuk flas vetëm për interesin tonë, por flas edhe për palët kur janë në regjistrin e parimeve”, tha tutje ai.