Kurti sot raporton para deputetëve për dialogun

Kuvendi i Kosovës sot, e premte, do të mbajë seancë plenare, në të cilën në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut, njofton Insajderi.

Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00.

VIDEO:

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel më 15 qershor./Insajderi.com