Kurti: Tani po e vërejmë se sa ka vuajtur vendi ynë për një qeverisje të mirë

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike do të jetë rreth 10 përqind.

VIDEO:

Duke folur para deputetëve për projektligjin mbi ndarjet buxhetore, ai ka thënë se ekzekutivi që drejton deri më tani ka marrë afër 400 vendime.

Sipas Kurtit, ekonomia e Kosovës asnjëherë nuk ka parë rritje më të lartë ekonomike sesa më 2021.

Tutje, ai ka thënë se shteti i Kosovës, ka vuajtur për një qeverisje të mirë.

“Tani po e vërejmë se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje të mirë për qeverisje që nuk keqpërdor dhe abuzon, që synim parësor ka zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe ngritjen e mirëqenies sociale. Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, tha ai.